Përfaqësuesja e Austrisë ka kaluar në epërsi 1:0, ndaj Holandës. Sulmuesi Donyell Malen ka realizuar autogol në minutën e gjashtë të ndeshjes.
Holanda ka katër pikë, ndërsa Austria tri në kuadër të grupit D të kualifikimeve.
Francës i mungoi vetëm goli në pjesën e parë kundër Polonisë.
Franca e udhëhequr në sulm nga lojtari i ri i Real Madridit, Kylian Mbappe krijoi shumë raste shënimi gjatë pjesës së parë kundër polakëve, por nuk shënoi asnjë gol.
Kjo ndeshje po luhet në Dortmund dhe i takon Grupit D të Euro 2024.