Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pak minuta para nisjes së ndeshjes, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një foto të Papa Françeskut, i cili shihet se bën me duar shqiponjën, simbol ky që është përdorur shpesh si mbështetje dhe kurajoje për kombëtarën shqiptare.