Ish-gjenerali i NATO-s, i cili udhëhoqi fushatën ajrore kundër ushtrisë serbe më 1999, Wesley Clark, do të vizitojë sot Kosovën.
Clark nga ora 09:00 pritet nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
“Kryetari Abdixhiku po ashtu Gjeneralit Clark i ndan Dekoratën dr. Ibrahim Rugova për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.