Me pjesëmarrjen e 20 nxënësve nga diaspora shqiptare në Itali, njoftojmë fillimin e shkollës verore “Jam Shqiptar”, përcjell albinfo.ch.
Me mbështetjen nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Arsimit dhe Sportit, @akd.gov.al Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe @qendraebotimeve Qendra e Botimeve për Diasporën, kjo nismë vjen si një mundësi e veçantë për fëmijët shqiptarë të rritur jashtë atdheut për t’u afruar me vendin e origjinës dhe për të mësuar edhe më tepër rreth vendit amë.
Duke filluar nga sot e deri në fund të muajit qershor, përmes procesit mësimor, vizitave historike dhe aktiviteteve krijuese, të rinjtë nga diaspora në Itali do të shijojnë dhe përjetojnë çdo gjë “Made in Albania”.
Ceremonia e ndarjes së certifikatave do të zhvillohet në ambientet e MEPJ.


