Ka përfunduar me rezultat 1:1 pjesa e parë e ndeshjes së sotme mes Austrisë dhe Polonisë.
Austria ka kaluar në epërsi ndaj Polonisë në minutat e parë të pjesës së parë të ndeshjes, pasi Trauner ka shënuar në minutën e 9-të, pas një goditje me kokë brenda zonës.
Golin e barazimit, e ka shënuar për Poloninë Piatek, në minutën e 30-të.
Kjo është ndeshja e dytë e fazës së grupeve në kuadër të Grupit B të Kampionatit Evropian, ndërsa dy ekipet kanë humbur në ndeshjet hapëse. Austria është mposhtur nga Franca, ndërsa Polonia nga Holanda, transmeton albinfo.at.
https://twitter.com/PushGoals/status/1804190777519874457
https://twitter.com/PushGoals/status/1804185565085974927