Për shkak të një dëmtimi të madh të tubacionit, në lagjen “Höngg” të Cyrihut nuk kishte ujë të nxehtë të premten në mëngjes dhe e gjithë zona u shkëput nga rrjeti i ngrohjes, përcjell albinfo.ch.
Ndonëse autoritetet bashkiake thanë se masat për riparimin e dëmeve “ishin duke u zhvilluar me shpejtësi”, banorëve iu tha të mos prisnin që furnizimi me ujë të ngrohtë të rikthehej deri të hënën.