Në kuadër të ekspozitës “Besa”, të organizuar nga albinfo.ch, një tjetër ngjarje do të mbahet të enjten në Lozanë. Bëhet flajë për një konferencë mbi “Ngjarjet dhe zhvillimet e negacionizmit në Evropë, Zvicër si dhe në Ballkan”.
Debati ka për qëllim të bëjë më të kuptueshëm fenomenin e negacionizmit, format e tij të manifestimit dhe zhvillimet bashkëkohore në Evropë, Zvicër dhe në Ballkan. Aktorët e ndryshëm gjithashtu do të përpiqen të theksojnë motivet e negacionizmit si dhe mjetet për të luftuar kundër këtij fenomeni.
Të pranishmit e tryezës janë personalitete të njohura që janë ftuar për të sjellë njohuritë e tyre mbi këtë temë të rëndësishme:
Jean-Yves Camus, politolog, studiues dhe bashkëpunëtor në IRIS, specialist i nacionalizmit dhe ekstremizmit në Evropë, në Paris. Z. Camus do të paraqesë një prezantim në hyrje në lidhje me temën. Z. Camus është një figur shumë e njohur në aspektin e të menduarit në lidhje me radikalizmin politik në Evropë. (shih http://fr.wikipedia.org/wiki/
Bashkëbisedues të tjerë janë:
– Philippe Bender, historian, analist politik dhe gazetar,
– Jacques Ehrenfreund, profesor, kryetar i Historisë së hebrenjve dhe Judaizmit, IRCM (Institut Fe Kultur Modernitet) në Universitetin e Lozanës;
– Yves Laplace, novelist, dramaturg dhe eseist, autor i librit “Konsiderata të dobishme mbi fatkeqësinë e Srebrenicës”.
Moderator do të jetë gazetari i RTS-së (Radio Televizionit Zviceran), Michel Zendali.
