Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, i është hequr akreditimi për Kampionatin Evropian nga UEFA, përcjell albinfo.ch.
Arsyeja e heqjes së akreditimit të tij është gjesti i tij kur bëri shqiponjën me duar për pak sekonda para tifozëve serbë në ndeshjen mes Anglisë dhe Serbisë.
Vendimi i UEFA-s ka ardhur pas ankesës së Federatës së Futbollit të Serbisë për veprimin e tij para duelit, të cilin Anglia e fitoi me rezultat 1 me 0 me golin e Jude Bellingham.
Gazetari Sadiku nuk do të ketë autorizim për të raportuar brenda stadiumeve në Gjermani gjatë Evropianit 2024.