Tashmë Euro 2024 ka mbyllur ndeshjet e para, ndërsa ditën e sotme do të nisin edhe sfidat e dyta në grupe. UEFA pas thuajse 1 jave me ndeshje intensive dhe mjaft spektakulare ka zgjedhur formacionin më të mirë, përcjell albinfo.ch.
Nedim Bajrami që shënoi golin më të shpejtë në historinë e Europianëve nuk ka mundur të jetë pjesë e 11-shes. Pavarësisht se realizoi pas 23 sekondash, duke vendosur rekord, kjo nuk ka ndikuar të jetë mes më të mirëve.
