Zvicra sonte do të ketë përballjen e dytë në Euro 2024. Nati nga ora 21:00 do të ndeshet me Skocinë në Grupin B, shkruan albinfo.ch.
Në takimin e parë, Zvicra fitoi 3:1 ndaj Hungarisë, derisa Skocia pësoi humbje nga Gjermania 5:1.
Me një fitore eventuale, Zvicra do të siguronte kualifikimin tutje, derisa sfida e fundit do të jetë ndaj Gjermanisë.
Granit Xhaka luajti 90 minuta në ndeshjen e parë, derisa nuk u inkuadrua fare Xherdan Shaqiri.