Sot, e martë, janë në orar për t’u zhvilluar vetëm dy ndeshje në kuadër të grupeve në Euro 2024 dhe jo tri, si në ditën e kaluara, përcjell albinfo.ch.
Pas kompletimit të ndeshjeve të para nga pesë grupet, tashmë radhën e ka grupi i fundit, grupi F.
Ky grup do t’i zhvillojë të dy ndeshjet gjatë ditës së sotme, ku orari prej orës 15:00 nuk do të ‘ekzistojë’.
Ndeshja e parë e ditës do të jetë ajo në mes të Turqisë dhe Gjeorgjisë, e cila do të luhet në ‘Signal Iduna Park’ të Dortmundit, nga ora 18:00.