Bëhet e ditur se ministri i Punëve të Brendshme i Izraelit, Moshe Arbel, po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ai sot do të pritet në takim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Po gjatë ditës së sotme është njoftuar se ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, organizon pritje për Ditën e Pavarësisë së Izraelit dhe marrëveshjen për heqjen e vizave për shtetasit kosovarë.
Sipas njoftimit, organizimi fillon nga ora 18:00.