Mijëra besimtarë shqiptarë në Shqipëri falën namazin e Kurban Bajramit, një nga dy festat më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu, uroi besimtarët dhe theksoi se kjo ditë duhet të shërbejë si një ditë reflektimi për më shumë dashuri me njëri-tjetrin.
Edhe në Durrës, Shkodër, Elbasan dhe qytete të tjera të vendit besimtarët falën namazin e Kurban Bajramit, për të vazhduar më pas me drekën traditë, ku simbol i kësaj feste është edhe dhurimi për njerëzit në nevojë./Klan TV