Ushtria suedeze ka njoftuar se një aeroplan ushtarak rus dje ka depërtuar rreth pesë kilometra në hapësirën ajrore suedeze.
Sipas raportimeve, aeroplani është kontaktuar menjëherë dhe u kërkua të largohej nga hapësira ajrore, teksa piloti nuk ka reaguar, transmeton albinfo.ch. Dy aeroplanë luftarakë suedezë u ngritën për të kapur atë rus.
“Veprimet ruse janë të papranueshme dhe tregojnë mungesë respekti për integritetin tonë territorial”, ka shkruar komandanti i Forcave Ajrore Suedeze.
A Russian SU-24 violated Swedish airspace yesterday.
Ignored warnings over radio, proceeded 5 km into Sweden and did not turn until Swedish QRA-fighters made them.
In vicinity were "several Russian planes".
Source: chief SE Air Foce, Jonas Wikman to SRhttps://t.co/CGxEgW7bCO pic.twitter.com/YObwDj42q6
— auonsson (@auonsson) June 15, 2024