Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje interesante në kuadër të Grupeve për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Ndeshja e parë e ditës së sotme është ajo në mes të Zvicrës dhe Hungarisë, e cila fillon nga ora 15:00 dhe është e vlefshme për Grupin A, shkruan albinfo.ch.
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pritet të jenë të në formacionin zyrtar që nga minuta e parë.
Kombëtarja e Shqipërisë e fillon sot Euro 2024, pasi në Grupin B do të luajë nga ora 21:00 ndeshjen e parë ndaj Italisë.
Në grupin e kuqezinjve është edhe një tjetër ndeshje interesante. Ajo mes Spanjës dhe Kroacisë, me fillim nga ora 18:00.