Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin për Paqen për Ukrainën që mbahet në Zvicër.
Osmani është pritur në takim nga Presidenteja e Zvicrës, Amherd.
“Kosova është përherë mirënjohëse për mbështetjen e fortë të Zvicrës përgjatë çdo etape”, është shprehur Osmani.
“Në prag të Samitit ishte kënaqësi të diskutojmë për mundësitë e pafundta të thellimit të bashkëpunimit, me ç’rast roli i mërgatës sonë në forcimin e partneritetit në mes të dy vendeve tona është i pazëvendësueshëm”, shtoi ajo.