Buxheti mesatar që familjet zvicerane i kushtojnë pushimeve verore këtë vit është 4,041 franga, sipas një platforme të krahasimit të çmimeve HelloSafe – një rritje prej 21.1 për qind gjatë vitit 2023, përcjell albinfo.ch.
Ky është buxheti më i lartë në Evropë.
Për krahasim, familjet franceze kanë lënë mënjanë 2100 franga (të konvertuara nga euro) për pushimet e tyre.