Turistët që vizitojnë Shqipërinë shpenzojnë rreth 85 euro në ditë. Me këto shpenzime Shqipëria mbetet një vend i lirë, dhe një arsye e fortë që nxit turizmin masiv.
Në tre muajt e parë të vitit, turistët kanë sjellë në Shqipëri 788 milionë euro me rritje 28% rritje nga një vit më parë.
Vlerat monetare në rritje duket se vijnë në të njëjtin trend edhe me rritjen e numrit të vizitorëve, por çfarë po e bën kaq tërheqës vendin tonë në këtë periudhë.
Edhe operatorët turistikë e pranojnë bumin e vizitorëve të huaj, por thonë se përballen me turistë që shpenzojnë mesatarisht 85 euro në ditë, ndjeshëm më ulët se vendet e rajonit dhe mesatarja evropiane, transmeton euronews përcjell albinfo.ch..
Edhe shpenzimet e shqiptarëve për pushime jashtë shtetit u rritën në 521 milionë euro në tre muajt e parë të vitit, rreth 17% më shumë se vitin e kaluar.