Ministri i Transportit Albert Rösti para pak ditësh përuroi, pas 10 vjet ndërtimi, tunelin Albula 5.8 km të gjatë që lidh komunat Preda dhe Spinas në kantonin Graubünden, përcjell albinfo.ch.
Nga e diela, trenat do të qarkullojnë me shpejtësi 120 kilometra në orë përmes tunelit të ri.
Ky rrugëkalim është në fakt tuneli i dytë në këtë vend të veçantë; origjinali, i hapur në 1903 dhe i caktuar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ishte në gjendje të keqe dhe nuk konsiderohej më i sigurt për t’u përdorur.