Pas adresimit në Kuvendin e Kosovës, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe ka vazhduar me takime.
Të hënën ai e ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Në Kuvend, Blair u shprej se nuk është penduar kurrë për angazhimin e tij për shtytjen e vendeve perëndimore në ndërhyrjen ushtarake në Kosovë.
Gjatë vizitës së tij në shënimin e 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës do të nderohet edhe nga Prishtina me Çelësin e Qytetit dhe do të shpallet edhe qytetarë nderi.