Katër avionë luftarakë F/A 18 u ulën dhe u ngritën nga autostrada A1 në kantonin Vaud.
Edhe pse pjesa e rrugës është projektuar për këtë qëllim, ajo nuk është bërë që nga viti 1991.
Forcat Ajrore theksojnë se Zvicra ka vetëm tri baza ajrore operacionale dhe përdorimi i autostradave do të thotë që avionët mund të shpërndahen në gjithë vendin në rast konflikti.
Qindra VIP ndoqën avionët, por publiku u mbajt shumë larg, transmeton albinfo.ch.
Nuk ishin vetëm uljet dhe ngritjet, ekuipazhet teknike talleshin me ndryshimin e gomës në një prej avionëve gjatë rrugës.
Pilotët theksojnë se ulja në rrugë është shumë e ndryshme nga një fushë ajrore – autostrada është më e ngushtë dhe nuk ka asistencë për afrim me radar.
Ndërsa ky ishte ushtrimi i parë i këtij lloji për shumë vjet – nuk ka gjasa të jetë i fundit. Seksione të tjera rrugore mund të përdoren si pista dhe në tre vjet Forcat Ajrore do të marrin F-35.