Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet M.P., i nacionalitetit serb, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “krimi i luftës kundër popullsisë civile”.
Sipas komunikatës për media, vepra është e sanksionuar me ligjin penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, transmeton albinfo.ch.
M.P., akuzohet se rreth datës 1 shtator 1998, në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla” në Prizren, ka marrë pjesë në vrasjen e viktimave Reshat Daçaj, Binak Daçaj e Fatmir Bojaxhiu.
Çështja tashmë i ka kaluar Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, teksa i pandehuri ndodhet nën masën e paraburgimit.