Mjekët janë të shqetësuar se një variant i ri Covid mund të krijojë probleme këtë verë – por megjithatë, ai nuk do të çojë në bllokime.
Tashmë ka pasur paralajmërime për llojin FLiRT – i cili u zbulua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara, por tani është në këtë vend.
Por, kjo tani po ndahet në lloje të tjera dhe versioni KP2 duket se është shumë i transmetueshëm.
Zyra Federale e Shëndetësisë në Zvicër thotë se analizat e ujërave të zeza po tregojnë një tendencë në rritje të Covid – dhe infeksionet janë në rritje.
Ekspertët thonë se një nga arsyet për këtë do të jetë se imuniteti i njerëzve ka filluar të zbehet.
Por, ata thonë se nuk ka nevojë për panik, pasi nuk duket se krijon simptoma më të këqija.