Studiuesit zviceranë do të jenë në ballë të kërkimit të jetës aliene me një detektor të ri.
Universitetet e Bernës dhe Gjenevës do të hartojnë një spektrograf, i cili do të instalohet në Observatorin Jugor Evropian që po ndërtohet aktualisht në Kili.
Makina do të kushtojë 120 milionë euro, transmeton albinfo.ch.
Universiteti i Gjenevës thotë se detektori i ri do të jetë në gjendje të përcaktojë përbërjen kimike të atmosferës së planetëve të largët – gjë që mund të japë shenja jete.
Ajo do të jetë plotësisht funksionale deri në vitin 2032.