Së fundmi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përgëzuar AKI-në për punën e tyre lidhur me rastin e djeshëm që u arrestuan dy persona të dyshuar për spiunazh, përcjell albinfo.ch.
“E përgëzoj AKI-në për punën e tyre të shkëlqyer. Jam i bindur që ka dhe shumë raste të tjera të ngjashme”, tha ai sot pas mbledhjes së Kryesisë.
Konjufca shoti se qëllimi i Serbisë është gjithmonë destabilizimi i Kosovës.
“Qëllimi i Serbisë është destabilizimi i Kosovës dhe krijimi i agjentëve të brendshëm në Kosovë nga radhët e shqiptarëve që të vazhdojë sfidimin e shtetit të Kosovës dhe shkatërrimin e strukturave tona institucionale”, deklaroi Konjufca.