Zvicra ka qenë bindëse me lojë dhe rezultat përballë Estonisë, ku fitoi me rezultat 4:0.
Nga fillimi i ndeshjes janë paraqitur Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, shkruan albinfo.ch.
Xhaka luajti 74 minuta, derisa Shaqiri tërë ndeshjen. Xherdani shënoi golin e katërt në minutën e 70-të nga penalltia.
Për Zvicrën shënuan Zuber, Amdouni Z. dhe Elvedi.
Zvicra në Euro 2024 është në grup me Gjermaninë, Hungarinë dhe Skocinë.