Edhe një tregues se forcimi i frangut prodhon pasoja jo të mira në planin afatgjatë për ekonominë zvicerane. Pas paralajmërimeve të disa ndërmarrjeve se do të detyrohen të zgjasin orarin e punës të punëtorëve të tyre, nuk vonuan shpalljet për largimin e vendeve të punës nga Zvicra.
Në fakt, banka e dytë më e madhe e Zvicrës Credit Suisse, si reagim ndaj forcimit të frangut dhe për të ulur koston e punës, planifikon që një numër vendesh pune t`i transferojë jashtë vendit.
Kryemenaxheri i Credit Suisse, Brady Dogan ka thënë të enjten për mediet zvicerane se “do të ketë një numër ë madh të masave të ndryshme. Disa prej tyre do të kenë ndikim në numrin e vendeve të punës e disa të tjera jo.
Do të ketë edhe bartje të vendeve të punës jashtë vendit. Me frangun e fortë është bërë më e kushtueshme të mbahen vende pune në Zvicër ka thënë Dogan.