Raportohet se ka humbur jetën aksidentalisht mërgimtari nga Kosova, A.B., transmeton albinfo.ch.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët e tij.
Për caktim të varrimit, ata kanë thënë që do të njoftojnë me kohë.
Vlen të theksohet se i riu kosovar ishte me qëndrim në Gjermani dhe me origjinë është nga komuna e Suharekës. /Albinfo.ch