Në një ceremoni solemne sot janë shpallur anëtarët më aktivë të Kuvendeve Komunale në gjashtë komuna në Kosovë. “Gjatë 10 muajve të fundit, mbi 170 anëtarë të Kuvendit Komunal të Prizrenit, Gjilanit, Rahovecit, Malishevës, Istogut dhe Kllokotit janë monitoruar nga projekti DEMOS – bashkëfinancuar nga BE-ja, Zvicra dhe Suedia, zbatuar nga #Helvetas – në bashkëpunim me Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova”, thuhet në njoftim.
Ftuesit në tri kategoritë kryesore:
Gentrit Murseli – anëtari më aktiv i Kuvendit Komunal
Gresa Avdiu – anëtarja më aktive e Kuvendit Komunal
Besnik Shala – anëtari më aktiv me mandat të parë në Kuvendin Komunal
Gjithashtu, tre performuesit më të mirë nga secila prej gjashtë komunave u nderuan me mirënjohjeje për rezultate pozitive në rolin e tyre përfaqësues, ligjvënës apo mikëqyrës.