Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë lënduar, si pasojë e shembjes së një ndërtese apartamentesh në Stamboll.
Shembja ka rikthyer frikën për qëndrueshmërinë e ndërtesave në këtë qytet, i cili njihet për tërmete, shkruan AP.
Në pamjet e publikuara, zjarrfikësit shiheshin duke zhvendosur rrënojat me dorë nga ndërtesa pesëkatëshe e rrafshuar në Kuçukçekmece, në anën evropiane të qytetit.
Guvernatori i Stambollit, Davut Gul,ka deklaruar se shtatë persona u nxorën fillimisht nga rrënojat, duke përfshirë dy të cilët u lënduan rëndë, transmeton albinfo.ch.
Ndërtesa 36-vjeçare u shemb në orën 8:40 të mëngjesit, ndërsa deri më tani nuk dihen ende shkaqet e qarta.