Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar dje me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përcjell albinfo.ch.
Ata kanë shkëmbyer edhe dhurata me njëri-tjetrin.
Kurti tha se ky takim ka qenë mikpritës.
Ai shtoi se se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Turqisë po thellohen.
“Marrëdhëniet tona ndërmjet Kosovës dhe Turqisë sa vijnë e thellohen, ndërkohë që punojmë bashkërisht në fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare. Në këtë drejtim, një hap i rëndësishëm do të jetë dhe zhvillimi i forumit të parë ekonomik të bizneseve të Kosovës dhe Turqisë, që do të mbahet të hënën në Stamboll”, ka shkruar ai.

