Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një video adresimi në facebook ka njoftuar për tubimin që do të mbahet me 1 qeshor në Gjenevë.
Abdixhiku, njoftoi se këtë të shtunë të tri degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kremtojnë së bashku 34 vjetorin e veprimit politik.
“Të dashur bashkëatdhetar, këtë vikend do të jemi sërisht në Mërgatë. Me datë 1 qeshor, këtë të shtunë nga ora 17:00 mblidhemi në Gjenevë, të tri degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kremtojmë së bashku 34 vjetorin e veprimit tonë politik.
Ky tubim, kjo kremtë do të na shërbejë edhe për bashkimin e djadhtë, rugovist, të çdo bashkatdhetari tanë rreth shtëpisë së vetme të demokracisë, Lidhjes Demokratike. Përbashkimi ynë i djadhtë është thirrje monumentale për t’i përballuar lëvizjet popullsitë që na ndodhin sot në Kosovë, që vendin tonë e kanë mbyllur e sanksionuar e dërguar drejt zbrasjes së plotë. Kosova, atdheu ynë, ka nevojë për secilin, të djadhtë, patriot, rugovist, tani”, tha Abdixhiku