Qeveria ka rekomanduar që mocioni për krijimin e një fondi të posaçëm 15 miliardë CHF për ushtrinë zvicerane dhe Ukrainën të refuzohet nga Parlamenti.
Ministrat thanë gjithashtu se shkelja e rregullave të “frenimit të borxhit” të Zvicrës nuk është një opsion, transmeton albinfo.ch.
Një mocion nga Komiteti i politikave të sigurisë së Senatit kohët e fundit bëri thirrje për një paketë prej 15 miliardë CHF për ushtrinë zvicerane dhe rindërtimin në Ukrainë, një plan që do të përfshinte anashkalimin e frenimit të borxhit, shkruan swissinfo.
Këshilli Federal, organi ekzekutiv i Zvicrës, e ka hedhur poshtë këtë, siç duket nga përgjigjja e tij ndaj propozimit të publikuar të enjten. Ai tregoi se as ushtria dhe as ndihma për Ukrainën nuk përmbushën kërkesat ligjore për shpenzime të jashtëzakonshme.
“Shuma e kontributit mund të kontrollohet, prandaj ky shpenzim nuk mund të njihet si i jashtëzakonshëm”, thuhet në përgjigje.
Sipas qeverisë, krijimi i një fondi sipas legjislacionit të veçantë do të duhej të financohej siç duhet, qoftë nëpërmjet kursimeve apo të ardhurave shtesë.