Gati një e treta (32 për qind) e punonjësve në Zvicër raportojnë se përdorin AI në punët e tyre – një numër më i lartë se mesatarja evropiane prej 23 për qind, përcjell albinfo.ch.
Përdorimi i AI është më i përhapur në sektorët e teknologjisë, biznesit dhe shërbimeve financiare.
Ky është konstatimi i një sondazhi të ri të kryer nga agjencia e rekrutimit Michael Page.
Në total, 69 për qind e punonjësve në Zvicër “besojnë se AI do të ndikojë pozitivisht në karrierën e tyre, do t’i ndihmojë ata të përshtaten me rolet e reja dhe do të përmirësojnë produktivitetin”, zbuloi studimi.