Tashmë raportohet se janë ndarë resoret ndërmjet VMRO-së dhe VLEN-it, derisa pritet që këto të bëhen publike zyrtarisht të premten, shkruan Alsat.
Kryetari i ardhshëm i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jetë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Përpos kryeparlamentarit, Alternativës do t’i takojnë edhe Eurointegrimet.
Po ashtu, Alternativa do ta ketë edhe zv.ministrin e Arsimit dhe zv.ministrin për Bashkësi Etnike, transmeton albinfo.ch.
Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit do ta marë postin e zv.kryeministrit të parë të Qeverisë, post që më herët i ka takuar Artan Grubit, Ministrinë e Ambientit dhe dy zv.ministra, atë të Transportit dhe të Ministrisë së Brendshme.
Lëvizja e Besa do të udhëheqë Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Gjithashtu Besës do t’i takojë edhe zv.ministri i Kulturës.
Arben Taravarit do t’i takojë Ministria e Shëndetësisë, Ministria pa resor, zv.ministri i Mbrojtjes dhe zv.ministri i Bujqësisë.