Në Männedorf ZH, i riu rreth moshës 19 vjeç, i zhveshur lakuriq, duke bërtitur, dhunoi dhe vrau një vrapuese në një park të martën në mbrëmje, rreth orës 20:00, transmeton albinfo.ch.
Nga plagët e rënda, gruaja vdiq në vend, tha policia.
Autori i dyshuar është një 19-vjeçar zviceran.
Në orën 20:00 kalimtarët denoncuan në polici ngjarjen në Alma Park në liqenin e Cyrihut. Policia gjeti në vend një grua të plagosur rëndë dhe një burrë.
Krimi ndodhi në Männedorf, në liqenin e Cyrihut
Po ashtu, pas kësaj dhune, i njëjti sulmues, ka plagosur edhe një kalimtar tjetër.
Se çfarë ka përdorur autori për të sulmuar personat në park, është ende duke u përcaktuar.
Autori i dyshuar është arrestuar. /Albinfo.ch