Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti apo kapiteni shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, do të jenë nesër në garë për trofeun e Europa League, shkruan albinfo.ch.
Kësisoj, Liga e Evropës do të ketë fitues shqiptar.
Finalja e Europa League do të ketë njërin mes Granit Xhakës dhe Berat Gjimshitit që do të ngrejë trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin për klube në kontinentin e vjetër më 22 maj në Dublin.
Bajer Leverkusen dhe Atalanta shpërblyen parashikimet dhe tani janë vetëm një ditë larg triumfit historik.
Përballja luhet në orën 21.00. /Albinfo.ch