Kryeministri Albin Kurti ka thënë se arratisja e të dënuarit për vrasjen e policit Triumf Riza, Enver Sekiraqa, është dështim i sistemin gjyqësor, përcjell albinfo.ch.
Kurti në mbledhjen e Qeverisë të martën ka theksuar se situata po bëhet edhe më e rëndë kur këto raste nuk po përbëjnë përjashtim.
“Arratisja e personit përgjegjës për vrasjen e tij, Enver Sekiraqës, është dështim i sistemit tonë gjyqësor që vazhdon të arratiset vetë nga drejtësia. Edhe më e rëndë bëhet situata kur këso rastesh nuk përbëjnë më përjashtim, nuk ngjajnë më si rastësi”, është shprehur Kurti.