Një rritje e propozuar prej 15 miliardë frangash për buxhetin e mbrojtjes nuk ka gjasa të kalojë nga Këshilli i Shteteve.
Partitë e qendrës së majtë duan para shtesë për ushtrinë dhe Ukrainën.
Ideja është se 10 miliardë CHF do të shpenzohen për ushtrinë gjatë 5 vjetëve të ardhshme dhe 5 miliardë CHF për të ndihmuar Ukrainën.
Por Komiteti i financave i Dhomës së Lartë e ka hedhur poshtë paketën, duke thënë se ajo do të rrisë borxhin e vendit dhe do të çojë në shkurtime diku tjetër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.