Sot është zhvilluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas përfundimit të mbledhjes në një konferencë për media ka njoftuar se nuk ka kërkesë zyrtarë për shpërbërje të Kuvendit, transmeton albinfo.ch.
“Do të ketë seancë ditën e enjte dhe të premten. Nuk ka kërkesë zyrtare për shpërbërje të Kuvendit, por vetëm për debat për 3 vjet qeverisjeje”, ka thënë ajo.
Tutje ajo ka thënë se asnjëherë nuk kanë thënë se frikësohen të shkojnë në zgjedhje, duke shtuar se është opozita ajo që kërkon mbajtjen e zgjedhjeve.