Pas reshjeve të shumta të shiut mëngjesin e sotëm në Prishtinë, lagje të ndryshme janë vërshuar.
Nga Komuna e Prishtinës bëjnë të ditur se ka filluar sanimi i dëmeve të shkaktuara.
“Pas shiut të rrëmbyeshëm të mëngjesit të hershëm, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale, të cilat ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar. Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar, i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencave”, thuhet nga Kryeqyteti.
https://www.facebook.com/watch/?v=994245505656827