Manchester City ka fituar për herë të katërt radhazi titullin kampion i Premier Ligës, duke shkruar historinë në futbollin e Anglisë, transmeton albinfo.ch.
City ka mposhtur West Hamin me rezultatin 3-1, duke lënë në vend të dytë Arsenalin.
Phil Foden në ndeshjen që finalizoi fitoren e titullit, ka shënuar dy gola, ndërsa goli i tretë u shënua nga mesfushori Rodri.
Manchester City ka fituar trofeun e tretë për këtë sezon pas fitimit të Superkupës së Evropës dhe Botërorit të Klubeve.