Takim i shkëlqyer me homologun zviceran, Ignazio Cassis, e ka cilësuar ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.
“Shkëmbyem mendime për marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe mes dy vendeve tona, dhe diskutuam mënyrat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë dixhitalizimin, infrastrukturën, zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe bashkëpunimin në organizatat shumëpalëshe”, njoftoi përmes rrjeteve sociale Ambasada e Shqipërisë në Zvicër.