Ka një lajm të mirë dhe të keq për qiramarrësit e Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
The local shkruan se lajmi i mirë është se qiratë ka të ngjarë të mbeten të qëndrueshme për momentin, sipas një studimi të ri nga Raiffeisen bank.
Lajmi i keq është se për shkak të mungesës së banesave, qiratë do të vazhdojnë të rriten megjithatë në një periudhe tjetër.
Për shembull, nëse qiramarrësit e vjetër largohen, të rinjtë do të paguajnë qira më të lartë – një praktikë e përhapur e nxitur nga kushtet e tregut.
“Herët a vonë, kjo do të thotë një rritje në kostot e strehimit”, tha kryeekonomisti i Raiffeisen, Fredy Hasenmaile.