Përpjekja për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico është kryer për “motive politik”, tha sot ministri i Brendshëm Matush Sutaj Estok para gazetarëve në spitalin në Banská Bystrica, ku Fico, 59 vjeç, u operua.
Kryeministri sllovak Robert Fico është në rrezik për jetën.
Ministri i Mbrojtjes Robert Kalinak e quajti gjithashtu gjendjen e Ficos jashtëzakonisht të rëndë.
Sipas informacioneve, autori i sulmit mësohet të jetë Juraj C., një ish-punonjës i një shërbimi privat të sigurisë. Kjo nuk u konfirmua zyrtarisht fillimisht.
Estok, ministri i Brendshëm, njoftoi rritjen e mbrojtjes policore për politikanët dhe gazetarët.
Në të njëjtën kohë, ai u bëri thirrje mediave, politikanëve nga të gjitha kampet dhe publikut që të ndalojnë nxitjen e urrejtjes kundër kundërshtarëve politikë në mediat sociale.