Katër ditë para përfundimit të procesit të regjistrimit të popullsisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve në Kosovë e mërgatë të regjistrohen.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Osmani ka shkruar se investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e shumë fusha të tjera të rëndësishme, do të përcaktohen nga të dhënat që mblidhen nga procesi i regjistrimit, transmeton albinfo.ch.
“Kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë për t’u regjistruar! Një lutje për të gjithë qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë: REGJISTROHUNI! Investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e shumë fusha të tjera të rëndësishme, do të përcaktohen nga të dhënat që mblidhen nga procesi i regjistrimit. Regjistrohuni që të dëgjohet zëri juaj, të identifikohen nevojat e secilit dhe që çdo qytetar të përfaqësohet, pa dallim”, ka shkruar ajo.