Loriana Kuka e ka nisur me fitore paraqitjen në Grand Slamin e xhudos në Kazakistan.
Ajo garon në kategorinë deri 78 kilogramë dhe e mposhti kroaten Petrunjela Paviq. Ndaj saj dominoi prej fillimit, kurse e mposhti me mbajtje, përkatësisht teknikën Osaekomi.
Në xhiron e dytë përballë Loriana Kukës është bartësja e parë, kinezja Zhenzhao Ma.
Pikët janë të rëndësishme për Lorianën për stabilizim në zonën që siguron normën olimpike. Ajo është e vetmja që prezanton Kosovën në këtë garë./Koha.net