Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur pas shiut të dendur dhe përmbytjeve në veri të Afganistanit, sipas njoftimit nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së.
Talibanët në pushtet flasin gjithashtu për “disa qindra” vdekje, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në gjithë verilindjen e vendit, transmeton albinfo.ch.
Shërbimet e urgjencës po punojnë për evakuimin e njerëzve nga zonat më të prekura. “Bazuar në informacionin e disponueshëm, ne mund të konfirmojmë se të paktën 311 njerëz u vranë në provincën Baghlan”, tha Rana Deraz, një zëdhënëse e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP).
“Të paktën 2,011 shtëpi u shkatërruan dhe 2,800 u dëmtuan. Përveç provincës Baghlan, rajoni fqinj Takhar u prek gjithashtu rëndë nga përmbytjet”, ka thënë ajo, shkruan SRF.
Zona e fatkeqësisë është në veri të kryeqytetit Kabul
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme afgane i tha gjithashtu agjencisë së lajmeve AFP, pa dhënë asnjë numër: “Shumë njerëz janë ende të zhdukur”.
Richard Bennett, raportuesi special i OKB-së për të drejtat e njeriut në Afganistan, shprehu shqetësimin e tij në platformën X. Përmbytjet janë “një shenjë e qartë e cenueshmërisë së Afganistanit ndaj krizës klimatike”.
Edhe zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali, është “tronditur” nga humbja e “qindra jetëve”.
Që nga mesi i prillit të këtij viti, përmbytjet kanë marrë 100 jetë në dhjetë provinca afgane, duke mos lënë asnjë rajon të paprekur.
Recent floods in #Afghanistan including #Baghlan which claimed many lives, are a stark reminder of Afghanistan’s vulnerability to the #climatecrisis & both immediate aid and long term planning by the #Taliban & internat actors are needed. Condolences to the families of vicitims.
— UN Special Rapporteur Richard Bennett (@SR_Afghanistan) May 11, 2024