Mostrat biologjike të terroristëve të Banjskës nga vendi ku ata kanë qëndruar më 24 shtator të vitit të kaluar janë dërguar në Finlandë nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.
“Po, mostrat biologjike të terroristëve të gjetura në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi në Banjskë janë dërguar në Finlandë. Tani, jemi në pritje të rezultateve dhe shpresojmë të kemi përgjigje brenda një afat optimal”, ka thënë këshilltari i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Flamur Pireva, për Klankosova.
Ndryshe, mostrat lidhen me sulmin terrorist, në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, transmeton albinfo.ch.