Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak këtë të premte ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Nga zyra për media e qeverisë britaneze bëhet e ditur se u diskutua për marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë.
Tutje, u bë e ditur se Sunak dhe Rama nënvizuan rëndësinë e sigurimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë e Kosovë.
Duke iu kthyer situatës në Lindjen e Mesme, udhëheqësit diskutuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta të tolerancës dhe respektit./Top Channel